Autoritetet greke vendosën të mbajnë në fuqi masat në pikat kufitare me Shqipërinë. Ambasada e Greqisë në vendin tonë njoftoi se kufiri do të mbetet i mbyllur deri në datën 5 prill.

 

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë ndalohet, ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë është e lejuar nga ora 6:00 deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët e mallrave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjetet si autobusa, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve nuk lejohet të kalojnë. Nga ana tjetër vijon të jetë i ulët numri i shtetasve të cilët kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ku vetëm gjatë 3 ditëve të fundit kanë hyrë 619 shtetas.