Ekspertët shëndetësorë në Britaninë e Madhe, Rusi dhe Gjermani kanë shtuar paralajmërimet mbi qarkullimin e variantit Delta plus i cili kërcënon një valë të katërt të pandemisë.

Ndërkohë shtetet evropiane kanë përforcuar thirrjet për vaksinimin e popullsisë dhe një pjesë e tyre kanë nisur fushatën e imunizimit përforcues.

Në Austri, qeveria vendos theksin në pandeminë e të pavaksinuarve duke paralajmëruar skeptikët se do ti nënshtrohen kufizimeve në të ardhmen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEXANDER SCHALENBERG

KANCELAR I AUSTRISE

“Dua ta bëj të qartë së vendimet e ndërmarra sot mbi rikthimin e karantinës dhe të tjera kufizimeve, nuk do të aplikohen për personat që janë vaksinuar apo janë shëruar nga sëmundja. ”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reagimet kundër vendimit të qeverisë kanë qënë të forta pasi e konsiderojnë qëndrimin pabarazi dhe diskriminim për 35 % të popullsisë së pavaksinuar në vend.

 

Sakaq në Itali, edhe këtë të shtunë protestuesit kundër vaksinimit të detyruar dhe pashaportës shëndetësore, kanë pushtuar sheshet në qytetet më të mëdha të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët kërkojnë liri ndërsa kundërshtojnë me forcë edhe vaksinimin e fëmijëve.