Rastet me Covid në rritje, Maqedonia e Veriut ashpërson masat, nga sot lejon hyrjen vetëm me dëshmi vaksinimi ose test PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rastet me Covid në rritje, Maqedonia e Veriut ashpërson masat, nga sot lejon hyrjen vetëm me dëshmi vaksinimi ose test PCR

Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vonë se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërsa ata që udhëtojnë tranzit për në Maqedoninë e Veriut duhet të plotësojnë një deklaratë në pikat e kalimit kufitar.

Pak ditë më parë edhe Kosova vendosi të njëjtën masë në pikat e saj kufitare. Ndërkohë që në Shqipëri ky rregull do të hyjë në fuqi pas datës 6 shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy