Prej sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia e Veriut por vetëm me test negativ të Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia dhe nga shtetet tjera por vetëm duhet që udhëtarët të kenë bërë testin për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ.

Gjithashtu, Serbia ka vendosur që udhëtarët që futen në vend nuk duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore, si ishte deri tani.

Qeveria e Serbisë ka vendosur edhe për lejimin e qarkullimit të aeroportit “Nikolla Tesla” në Beograd. Masat tjera lehtësuese për transportin ndërurban janë sjellë më herët dhe tanimë Serbia i kthehet normalitetit.

Pas këtyre masave, Serbia klasifikohet si shtet me gjendje stabile epidemologjike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy