23 gushti shënon Ditën Europiane që Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.
Në kuadër të saj u organizua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Tepelena në dy kohë – Nga kazermat italiane, te kampi i telave me gjemba”, i cili trajtoi, pikërisht këtë qytet strategjik të Luftës së Dytë Botërore dhe të pasluftës.
Anëtarët e familjeve të dënuara, por edhe vetë të internuarit, të cilët u strehuan brenda këtyre ambienteve rrëfyen përjetimet e tyre.
Kam qenë shtatë vjeç kur na kanë internuar përmbi Tepelenë, gjyshin ma kanë varur në litar, xhaxhai më ka vdekur në burg në Shkodër, babai ka bërë 3 vjet burg politik. Ne na kanë marrë nga Mirëdita e na kanë sjellë në Tepelenë, dy fëmijë, unë shtatë vjeç, vëllai pesë vjeç. Kanë qenë kushte jashtëzakonisht të vështira. Vdisnin fëmijë, i groposnin aty në breg të lumit. Lufta e klasave ka qenë jashtëzakonisht e tmerrshme.
Kryetarja e Autoritetit të dosjeve nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me studiuesit e huaj.
GENTA SULA
KRYETARE E AUTORITETIT TE DOSJEVE
23 gushti që është Dita Europiane në përkujtim të viktimave të çdo sistemi totalitar, qoftë ky nazizëm ose stalinizëm. Për herë të parë këtu kemi një bashkëpunim me rrjetin e studiuesve italianë dhe sjellim kujtesën e këtij kampi në dy kohë, qoftë në Luftën e Dytë Botërore, ku kampi u ndërtua nga italianët për t’i shërbyer qëllimeve të veta për luftën italo-greke, qoftë përdorimit të kampit, të të njëjtës godinë për një kamp përqendrimi në periudhën e komunizmit. Bëjmë dhe një Simpozium Ndërkombëtar kur janë 14 kumtesa që do të mbahet në teatrin e qytetit, ku ka të dhëna të reja, kërkime, dokumentime që do t’i shërbejnë politikave të dëmshpërblimit dhe qartësimit të fatit të personave.Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kampi i internimit në Tepelenë u mbyll në 1953, për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës. Sot kampi ka histori të gjatë për të rrëfyer, të luftës, të pagjeturve, të mbijetesës, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor.
Të pranishëm në kazermat e ish- garnizonit italian, ishin familjarë të viktimave, apo edhe të pagjeturve të komunizmit në zonën e Tepelenës; klerike, ish të burgosur politikë si dhe zyrtarë të tjerë.