minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kujtohen viktimat e Holokaustit; vlerësohet ndihma e dhënë nga Shqipëria për hebrenjtë - Struga.info


Kujtohen viktimat e Holokaustit; vlerësohet ndihma e dhënë nga Shqipëria për hebrenjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujtohen viktimat e Holokaustit; vlerësohet ndihma e dhënë nga Shqipëria për hebrenjtë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kërkoi më shumë vigjilencë në luften ndaj anti-semitizmit dhe urrejtjes racore.

 

Gjatë një aktiviteti për të kujtuar shfarosjen e 6 milionë hebrenjve në kampet e e regjimit nazist, Xhaçka përmendi rolin e Shqipërisë  kur hebrenjtë kishin nevojë.

 

Advertisement

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME

 

Advertisement

“Mbrojtja e këtyre vlerave kërkon veprim konkret. Lufta ndaj antisemitizmit dhe çdo lloj forme tjetër të racizmit kërkon qasje aktive nga qeveritë për të ruajtur kujtimin e Holokaustit dhe për të edukuar me vlerat e humanizmit dhe anti-diskriminimit, në shkollat tonë, në familjet tona, në komunitetet tona. Shqiptarët ditën të ruajnë vlerat e vërteta njerëzore të popullit tonë. Shqipëria u shndërrua në strehë të sigurt për hebrenjtë, e vetmja në Evropë ku numri i hebrenjve pas luftës pothuajse u dhjetëfishua. Është me vend të kujtohet kjo histori shqiptare e shpëtimit të hebrenjve jo vetëm sepse na bën, me të drejtë e krenarë. Por edhe sepse na mëson si të mbrojmë vlerat njerëzore, si të luftojmë urrejtjen, si të luftojmë anti-semitizmin.”

 

Viktimat e Holokaustit i kujtoi edhe kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke veçuar reagimin e Shqipërisë në atë periudhë.

 

Advertisement

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ceremoni të veçantë në Memoralin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

“E kujtojmë Ditën e Holokaustit si një mënyrë jo për të vajtuar kohën ose humbjet, por si një mënyrë për të kujtuar që ato humbje dhe ato vuajtje të mos ndodhin më; të mos i ndodhin jo vetëm popullit hebre, por të mos i ndodhin asnjë populli tjetër. Teksa Europa është sërish në luftë, nuk besoj se ka një moment më të përshtatshëm për të kujtuar se cilat gabime nuk duhen bërë më në histori dhe cila është mënyra për t’i bashkuar e jo për t’i përçarë kombet”.

 

Personalitetet izraelite, po ashtu të pranishëm në ceremoni, vlerësuan mikpritjen e Shqipërisë për hebrenjtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy