Dita e kujtesës ndaj Holokaustit/ Shqipëria model për mbrojtjen e hebrenjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e kujtesës ndaj Holokaustit/ Shqipëria model për mbrojtjen e hebrenjve

Dita e Kujtesës ndaj Holokaustit shërben jo vetëm për të kujtuar viktimat e kësaj tragjedie njerëzore, por edhe të gjithë ata që u përpoqën me sa mundnin të shpëtonin hebrenjtë . drejtori i muzeut historik kombetar Dorian Koçi e konsideroi holokaustin si këmbanë alarmi qe duhet ti kujtoje botes se ngjarje te tilla nuk duhet te perseriten.

 

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK

Advertisement

“Është data e dhënies fund të marrëzisë njerëzore dhe dhënies fund të errësimit të arsyes njerëzore që ndodhi për 6 vjet. Këmbanë për të gjithë ata të cilët nuk vlerësojnë apo e kanë sa më të pakët kulturën e pranimit të tjetrit, apo diversitetit fetar dhe në të njëtën kohë është ditë reflektimi për këto vlera kaq të rëndësishme të njerëzimit që duhen mbajtur dhe promovuar çdo vit që ssituata të tilla të mos përsëriten.”

 

Por, për Dorian Koçin,  historia ka treguar se tentativa të tilla janë bërë edhe ndaj popullit shqiptar.

 

Advertisement

“Është një nga historitë që dëshmon një lloj bujarie dhe fisnikërie të popullit tonë ndaj popujve të tjerë. Ne e ndjemë vetë në vitin 1999 ku rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan me forcë nga regjimi i Milloshevicit, i i cili kishte reminishenca pikërisht të së njëjtës strategji si nazistët gjermanë  dhe u ndjemë shumë mirë kur e gjithë bota e qytetëruar u vendos në krah të shqiptarëve dhe i dha fund një regjimi të dhunshëm siç ishte  regjimi i Milloshevicit dhe riktheu Kosovën në procese të njëpasnjëshme deri në njohjen e shtetit dhe të Republikës së Kosovës.”

 

Një aset i trashëgimisë kulturore shpirtërore është drejt finalizimit në qytetin e Vlorës, një muze ku sipas Koçit, do të pasqyrohet e gjithë historia e mbrojtjes se hebrejve në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy