Pritshmëritë për një sezon turistik më të mirë se ato që kemi kaluar këtë vit janë të mëdha.

 

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për “E-ZONE” tha se këtë vit shërbimi do të jetë më i përmiruar pasi një sërë masash janë marrë më qëllim që ky sezon të jetë i suksesshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjitha sinjalet që na vijnë nga operatorët turistikë flasin se prenotimet janë të shumta dhe se në shumë struktura akomoduese nuk ka më vende të lira. Por cilësia e shërbimit për ne është edhe më e rëndësishme. A do të jetë ky sezon më i pastër? Po. Për menaxhimin e vijës bregdetare ne i kemi marrë masat që në fund vitin e kaluar, plazhet janë ndarë, ndërsa janë miratuar dhe lejet dhe po lidhen kontratat për lokalet/baret e plazhit, që janë struktura të përkohshme të cilat në fund të sezonit do të paketohen dhe duhet të hiqen, në të kundërt do të ndërhyjë IKMT-ja”, u shpreh Kumbaro.

 

Sipas minstres, janë 130 mijë turisitë nga vendet e lindjes që munguan këtë fillim viti për shkak të luftës, por ecuria e prenotimeve si dhe marketimi që po bëhet në vende si Gjermani, Francë dhe Hollandë janë sinjale pozitive se mumgesa e tyre nuk do të ndihet në tregun tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";