Rehabilitohet “Syri i Kaltër”/ Kumbaro: Parku natyror do të jetë gati në nisje të sezonit turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rehabilitohet “Syri i Kaltër”/ Kumbaro: Parku natyror do të jetë gati në nisje të sezonit turistik

Një nga atraksionet më të bukura natyrore siç është Syri i Kaltër, tashmë do të ketë një model të ri menaxhimi. Hapi i parë është që kjo zonë do të konsiderohet park natyror, nga ku 180 ha që është aktualisht në mbrojtje, do të zgjerohet në 290 ha.

 

“Kjo do të zyrtarizohet me një vendim të Këshillit të Ministrave javën e ardhshme, ku do ta kthejmë në një park natyrore ku do të jetë në mbrojtje jo vetëm zona rreth Syrit të Kaltër, por e gjithë sipërfaqja ku shtrihet”, u shpreh ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

 

Advertisement

Hapi i dytë që ka nisur të zbatohet është edhe një ndërhyrje rehabilituese në këtë atraksion natyror, që nga hyrja e turistëve, parkimi, investimi në rrugë apo pikat panoramike që po kryhen, por mbi të gjitha firma që po merret me punimet ka edhe një tjetër detyrë.

 

“Ju nuk keni për detyrë që vetëm të merreni me punimet infrastrukturore, por do të na i dorëzoni të pastruar të gjithë zonën”, tha Kumbaro.

 

Advertisement

Imazhi i ri që do të ketë ky park, do të jetë gati në nisje të sezonit veror:

 

“Në fund të prillit punimet duhet të kenë mbaruar. Unë dua që në nisje të sezonit veror që është data 1 maj, ky park të inaugurohet.”

 

Advertisement

Syri i Kaltër është një destinacion turistik që tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj, kryesisht gjatë periudhës së verës, ndaj ndërhyrja për përmirësimin e të gjithë  zonës ishte mëse e nevojshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy