Dilemat e studentëve shtohen dita-ditës, dhe teksa këta ditë u shoqëruan me protesta nga studentët e Universiteti të Mjekësisë, duket se nuk ka dalë asnjë informacion në dritë. Për të biseduar gjerësisht mbi problematikat qe parashtrojnë studentët dhe se si mund të zgjidhen ato, në studion e “Vizioni i Pasdites” ishte i ftuar rektori i këtij universiteti, Arben Gjata. Rektori shprehu se asgjë nuk dihet, dhe çdo lëvizje do të jetë në varësi të situatës së pandemisë.

“Përsa u përket pyetjeve se kur mund të hapet, askush nuk e di. Kjo varet nga ecuria e pandemisë. Si mund të them unë sot me siguri se në maj mund të hapemi? Besoj se me kalimin e dimrit, mes marsit dhe prillit pritet të ketë ulje të numrave dhe me rritjen e vaksinim të popullatës gjë që ndoshta do ta bëjë të mundur që në periudhën e pranverës të kemi mundësi të rikthehemi në atë situatë që kemi qenë në fundin e sezonit të kaluar, ku një pjesë e praktikave u bënë.” – shprehu doktori.

Rektori u pyet nga studentët në studio mbi ndryshimin që një maturant i vitit të tretë të arsimit parauniversitar ka, me ata që janë studentë në vitet e larta të universitetit. Ata theksuan faktin se baret dhe restorante janë të hapura, ndryshe nga auditoret fati i të cilave nuk dihet ende. Z. Gjata dha këtë përgjigje:

“Maturanti i vitit të tretë do shkojë në shtëpinë e tij, nuk do të shkoj në konvikt ku mund të sëmurë dhe 120 studentë të tjerë. E dyta, në kafe njeriu shkon me dëshirë kurse në auditor je i detyruar të vish dhe bëhem unë përgjegjësi për sëmundjen tëndë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";