Praktikat e mjekësisë në pikëpyetje/ Studentët: Mësimi në distancë, jo efikas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Praktikat e mjekësisë në pikëpyetje/ Studentët: Mësimi në distancë, jo efikas

Mjekësia është një nga degët më të vështira për t’u zhvilluar online. Arjon Kuçuku është student i Mjekësisë së Përgjithshme, i cili thotë për “Vizion Plus” se shqetësimi kryesor përgjatë vitit të parë akademik, është mungesa e praktikës. Sipas tij, mësimi virtual është shoqëruar me disa problematika.

 

ARJON KUÇUKU

STUDENT

Advertisement

Nuk di nëse kemi apo jo dhe nëse i kemi, kur do ti zhvillojmë praktikat. Informacioni që unë përthith online është shumë herë më i ulët sesa në auditor. Dëmi shkon për studentët, do t’u shtohen mangësitë.

 

Nga ana tjetër edhe për drejtuesit e universitetit është ende e paqartë situata, duke qenë se vendimi për kthimin apo jo në auditorë, varet nga ecuria e pandemisë.

 

Advertisement

ARBEN GJATA

REKTORI I UNIVERSITETIT TE MJEKESISE

Me praktikat ne besoj se në momentin që do të hapemi, do të bëjmë praktikë. Tani nuk bëjmë dot praktikë edhe sikur të duam. E dyta është që ne mund të shtyjmë vitin akademik. të shohim sesi do të shkojë situata.

 

Advertisement

Sipas rektorit Gjata, senati i universitetit të mjekësisë ka marrë paraprakisht vendimin për shtyrjen e sezonit të provimeve të dimrit për një moment të dytë.

 

ARBEN GJATA

REKTORI I UNIVERSITETIT TE MJEKESISE

Advertisement

Sidomos për mjekësinë është shumë problematikë mësimi online. Edhe sezonin e shkurtit e kemi shtyrë, e kemi çuar në qershor teorikisht. Në momentin që mund të lirohet situata, besoj që do të hapim sezonin në momentin e parë që do të na mundësohet grumbullimi i studentëve.

 

Ndërkohë, një ditë më parë komiteti teknik i ekspertëve, vendosi që të lërë pa afat mësimin online.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy