Gazetari Sokol Bregu ka qenë i ftuar sot në studion e “Quo Vadis” ku u diskuta lidhur me ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin.

Bregu theksoi se ata persona që futen në trafikun e drogës do të vriten. Ndërkohë ai ngriti shqetësimin për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, i cili i bleu edhe bukë autorit.

 

“Kush futet në trafikun e drogës, të gjithë do vriten kjo është logjike se në të kundërt futeshim të gjithë, shisnim drogë e kishim nga 10 pallate po mos rrezikoje burgun ose jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ç’ kanë ata më shumë, s’ kanë ndonjë zemër të madhe. Ata thjesht nuk duan të sudiojnë, duan një pasuri të shpejtë e futen në trafikun e drogës. Kush futet në drogë e di fare mirë ca e pret. Ajo që më shqetëson është se ky fëmija nuk shiste drogë, por vajti i bleu bukën e ky e vrau në mënyra barbare”, tha Bregu.