Kërkohen pronat e 60 shqiptarëve që kontrollonin trafikun e drogës në Spanjë dhe Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkohen pronat e 60 shqiptarëve që kontrollonin trafikun e drogës në Spanjë dhe Europë

Policia ka nisur hetimet ndaj 60 shqiptarëve që u arrestuan në Spanjë nga Europol si pjesë e një rrejti të strukturuar kriminal të trafikun e drogë.

Ashtu sikurse u paralajmërua, në lupën e hetuesve janë vendosur të gjithë anëtarët. ndaj tyre po kryhen hetime sa i takon pasurisë që kanë të regjistruar në territorin shqiptar.

Kjo me qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive nëse të ardhurat kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i trafikut të marijuanës.

Gjatë operacionit të koduar “Dobra” që u drejtua nga autoritete spanjolle një ditë më parë u arrestuan 107 persona, mes të cilëve krahas shqiptarëve edhe shtetas spanjollë, sllovakë dhe grekë.

Advertisement

Në krye të këtij klani mafioz qëndronte një familje shqiptare, anëtarët e së cilës jetonin në Gjermani dhe Spanjë njëkohësisht, ndërsra u arrestua dhe drejtuesi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga autoritetet.

Gjatë aksionit u zbuluan 51 shtëpi bari ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,rreth 1 ton drogë  kryesisht e llojit kanabis dhe marrijuanë. Trafikaëtët i kishin ndërtuar shtëpitë e barit në magazina të marra me qera në qytetin e  Tarragonas, Barcelonës, Gironës dhe Castellónit. Zona këto nga ku ky rrjet kriminal trafikonte më pas lëndën narkotike drejt shteteve të ndryshme të Europës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy