Familja shqiptare drejtonte organizatën e madhe të drogës në Spanjë, 60 shqiptarë në pranga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Familja shqiptare drejtonte organizatën e madhe të drogës në Spanjë, 60 shqiptarë në pranga

Një rrjet i strukturuar kriminal i drejtuar nga shqiptarë u shkatërrua gjatë një megaoperacioni antidrogë të zhvilluar nga Europol.

 

Në pranga përfunduan 107 persona, 60 prej të cilëve nga Shqipëria. Po ashtu u arrestuan edhe shtetas spanjollë, sllovakë dhe grekë.

 

Advertisement

Trafikantët u ndaluan gjatë operacionit të koduar “Dobra”, i cili u drejtua nga policia spanjole ndërsa morën pjesë dhe autoritetet shqiptare dhe ato gjermane. Arrestimet u bënë nga 13 korriku deri në fund të muajit gusht.

 

Gjatë aksionit u zbuluan 51 shtëpi bari ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,rreth 1 ton drogë  kryesisht e llojit kanabis dhe marrijuanë.

 

Advertisement

Trafikantët i kishin ndërtuar shtëpitë e barit në magazina të marra me qera në qytetin e  Tarragonas, Barcelonës, Gironës dhe Castellónit. Zona këto nga ku ky rrjet kriminal trafikonte më pas lëndën narkotike drejt shteteve të ndryshme të europës.

 

Në krye të këtij klani mafioz qëndronte një familje shqiptare, anëtarët e së cilës jetonin në Gjermani dhe Spanjë njëkohësisht, ndërsra u arrestua dhe drejtuesi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle.

 

Advertisement

Hetimi filloi në muajin qershor të vitit të kaluar, pas informacioneve se persona nga radhët e sektorit të pasurive të paluajtshme por dhe të energjisë elektrike ndihmonin kundrejt pagesës grupin shqiptarë për të ngritur shtëpitë e barit.

 

Grupi u zbërthye pas kapjes së një dergese prej 140 kilogramë marijuane në Berlin në fund të vitit 2020.

 

Advertisement

Në hetime u angazhuan tre agjente  nga policia e shtetit, të cilët koordinuan arrestimet.

 

ARDI VELIU

DREJTOR I POLICISË SË SHTETET

Advertisement

Ne sdo mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë start, por do vazhdojmë në vendin tonë duke investiguar të gjitha provat që kanë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal. Duke e goditur dhe në pjesën ekonomike i japim një goditje të fortë këtij grupi duke e paralizuar atë. Pavarësisht se ky është operacioni i parë i përbashkët që zhvillojmë me kolegët spanjollë. Unë besoj dhe shpresoj që të vazhdojmë dhe në të ardhmen me zhvillimin e operacioneve të përabshkëta

 

 

Ky megaioperacion eshte i pari që autoritete shqiptare zhvillojnë në bashkëpunim me ato spanjolle.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy