Çmimet e produkteve të bulmetit vijojnë të rëndojnë xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Edhe pse inflacioni është në rënie, çmimet për këto produkte nuk kanë reflektuar rënie për qytetarët. Por kush po i mban lartë çmimet e bulmetit në vendin tonë? Ervin Resuli dha një përgjigje në emisionin “E-ZONE” me gazetaren Rajmonda Lajthia.

“Ajo që ne dyshojmë, industria e qumështit duket që në një numër të vogël  dhe  menaxhues midis tyre kanë arritur të krijojë një bllokadë për të mos ulur çmimin e qumështit. Ju them me garanci se në 2023 çmimi i qumështit të lopës është ulur me 150 lekë të vjetra për litër, pra tre herë nga fermerët. Deri më sot nuk kemi reflektim te konsumatori. Kjo është e pajustifikueshme. Nga ana tjetër duke rënë monedha europiane, plastika dhe element të tjerë që përdorin bizneset e kësaj fushe në import, kanë kosto më të relaksuara, të cilat në fakt duhet të reflektohen të çmimi final”, sqaroi Resuli.

Duke folur për skemën kombëtare, Resuli thotë se mbështetja e parashikuar nuk i jep shtysë sektorit të dalë nga kriza.

“Ajo çfarë grupet e interesit prisnin gjatë këtij viti ishte minimalisht një dyfishim i fondeve të mbështetjes  për fermerët.  Ky është viti i dytë kritik pasi që nga korriku i 2023 u bllokuan dhe fondet e BE nga programi “IPARD 3”. Ndaj qeveria duhet të vinte me buxhet të dyfishuar që të mund t’i jepte sektorit një impuls të ri”, deklaroi Resuli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vit më parë nga buxheti u dhanë 5.1 miliardë lekë në total. Këtë vit qeveria buxhetin fillestarë e ka 3.3 miliardë, por sipas zyrtarëve me mundësinë që me ndryshimet buxhetore, fondet të rriten gjatë vitit. /vizionplus.tv