EZONE/ Çmimet e bulmetit, të pajustifikueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EZONE/ Çmimet e bulmetit, të pajustifikueshme

Çmimet e produkteve të bulmetit po njohin një rritje të pandalshme, ndërsa INSTAT konstatoi se ato ishin më të lartat të evidentuara ndonjëherë me 28%, krahasuar me muajin shkurt 2022. Por pse ky sektor po shënon shtrenjtime të njëpasnjëshme? Arjan Jaupllari zv/ministër i bujqësisë i ftuar në emisionin E-ZONE tregon se kujt i dedikohet rritja e radhës së çmimeve së fundmi.

 

“Çmimet e bulmetit kanë shënuar një rritje graduale përgjatë gjthë vitit që lam pas. Nësë do t’i referohemi rritjes së fundit, ato kanë të bëjnë me rritjen e cmimeve të bazës ushqimore për bagëtitë. Nga ana tjetër ka dhe një cikël biologjik, që ndikon që qumështit që ndikon në reduktimin e masës së qumështit për konsum në treg, por përdoret për konsum vetjak. Këto arsye së bashku dhe kostot e shtuara do të reflektohen në çmimin final të produkutit”, -u shpreh Jaupllari.

 

Advertisement

Kreu i shoqatës për Mbrojten e Konsumatorëve vendore thotë se cmimet që po aplikohen në treg për derivatet e produkteve të të imtave janë abzuzuese.

 

“Nëse do t’i referohemi produkteve që derivojnë nga qumështi i deles apo të imtave mund t’iu them se janë fitime të pamerituara që po aplikojnë kompanitë. Është e pajustifikuar që një kilogram djath të kushtojnë 1300-1500 lekë, pasi sot që flasim një kilogram qumësht deleje/dhie nuk kushton më shumë se 160-180 lekë. Me këto çmime, mund t’ju them se një kilogram djath që kushton mbi 1300 lekë është një çmimi i pajustifikueshëm”, -deklaroi Resuli në E-ZONE.

 

Advertisement

Agim Rrapaj kreu i Shoqatës së agrobiznesit e vë theksin tek prioriteti që duhet të ketë Ministria e Bujqësisë ndaj sektorit të blegtorisë. Ky prioritet sipas tij duhet të bazohet në veperim konkrete dhe jo vetëm me fjalë.

 

“Mund t’iu them me siguri që jemi në një kohë që rezervat e fermerëve kanë mbaruar, kostot janë rritur ndjeshëm ndaj dhe çmimet e reflektuara janë dëshmi e krizës që po kalon blegtoria. Ka ardhur koha që mbështetja financiare që do të japë qeveria është e pamjaftueshme. Kjo skemë duhet kombinuar me një paketë fiskale stimuluese për sektorin e blegtorisë si dhe duhet të kërkuar dhe mirëkuptimi i fermerëve për të mos ulur numrin e krerëve pasi, sektori do të shkonte drejt falimentimit dhe konsumatori do të vuante pasojat”, -sqaroi në E-ZONE Rrapaj. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy