E-ZONË/ Tre arsye pse produktet e bulmetit do të shtrenjtohen sërish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Tre arsye pse produktet e bulmetit do të shtrenjtohen sërish

Në mesin e muajit prill, bizneset e fushës kanë njoftuar një shtrenjtim të radhës me 12 % të produkteve të bulmetit. Sipas tyre, rritja do të reflektohet në nënproduktet e qumështit, ndërsa për një litër kos dhe qumësht, bizneset thonë se do të ruajë çmimin aktual. Donjaldo Hoxha, nga industria përpunuese e qumështit, i ftuar në “E-ZONË” renditi arsyet pse është njoftuar ky shtrenjtim.

 

“Së pari, kemi një dyfishim të çmimit të gazit. Në fabrikat tona ne punojmë me kaldaja për të ngrohur qumështin, ndaj kjo është një kosto e shtuar. Nafta ëshstë një tjetër element. Kamionat tanë janë frigoriferikë dhe rritja e çmimit të naftës është një impakt direkt në kosto. Gjithashtu, edhe fermerët kanë rritur çmimin e qumështit, pasi kostot e tyre janë rritur. Të gjithë këto faktorë së bashku edhe me energjinë elektrike, na bëjnë ne të reflektojmë çmimin në mënyrë të pashmangshme”, u shpreh Hoxha.

 

Advertisement

Operatorët e fushës argumentojnë se edhe fabrikat që ofrojnë ambalazhime kanë njoftuar për rritje të mëtejshme çmimesh, ndaj kostot po rriten nga të gjitha anët për bizneset.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy