Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Pëllumb Metës kanë marrë një kthesë tjetër. Për të zbuluar se cili nga familjarët e tij e ka qëlluar me armë, efektivët kanë dërguar në poligon tre fëmijët dhe bashkëshorten për të testuar  aftësitë e tyre për qitje me pistoletë.

Nga testi i kryer ka rezultuar se Hygerta dinte të mbushte armën dhe të kryente qitje, ndërsa dy vëllezërit dhe nëna e saj kanë refuzuar ta kryejnë qitjen me arsyetimin se nuk dinë të mbajnë armën. E megjithatë prokuroria ka dyshime të forta se të 4 ata dinë të përdorin armë.

Ndërkohë që në qesen me të cilën ishte mbështjellë arma, policia ka gjetur gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël të familjes, Amarildos.

Pas testit të poligonit, policia ka rikthyer edhe njëherë Hygertën në vendin e krimit, ku ajo dështoi të tregojë me detaje se si ndodhi ngjarja, ku duhej të shpjegonte distancën kur qëlloi me armë, si ndodhi krimi dhe shumë element të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit nga anëtarët e tjerë të familjes. Për vrasjen e më pas groposjen e 49-vjeçarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve. Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";