Vrasja makabër në Durrës, prokuroria rikthen në shtëpi vajzën e Pëllumb Metës, e reja “kyç gojën” dhe nuk tregon dinamikën e ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja makabër në Durrës, prokuroria rikthen në shtëpi vajzën e Pëllumb Metës, e reja “kyç gojën” dhe nuk tregon dinamikën e ngjarjes

Prokuroria po vijon me hetimet, për të zbardhur se kush ka qenë personi që ka qëlluar mbi Pëllumb Metën në Durrës.

Pasi dërgoi në poligon tre fëmijët dhe bashkëshorten dhe ku rezultoi se vajza dinte të qëllonte, hetuesit e kanë rikthyer atë në vendin e krimit.
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se vajza Hygerta Meta ka refuzuar të shpjegojë krimin në prani të ekspertëve, ku nuk ka dhënë asnjë përcaktim për distancën, trajektoren dhe detaje të tjera nga krimi makabër.

Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjeçarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.
Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Advertisement

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles.
Vëllai dhe motra e viktimës kanë akuzuar bashkëshorten e tij Blerinën, si përgjegjësen kryesore të ngjarjes së rëndë, ndërsa ngrejnë dyshime se mund të jetë i përfshirë edhe ndonjë person tjetër jashtë familjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy