Vrasja e Pëllumb Metës, policia kryen ekspertimin: Vajza di të qëllojë me armë, djemtë dhe bashkëshortja refuzojnë të gjuajnë në poligon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Pëllumb Metës, policia kryen ekspertimin: Të tre fëmijët dhe bashkëshortja dinë të qëllojnë me armë!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës, në Shlnavlash të Durrësit, ku të arrestuar mbahen 3 fëmijët, ndërsa hetohen edhe veprimet e bashkëshortes së tij.

Burimet konfirmojnë për gazetaren e Vizion Plus Blerina Cene se 3 fëmijët e bashkëshortja e viktimës Blerina Meta janë dërguar në poligon për të qëlluar.

Vajza Hygerta Meta ka qëlluar me sukses në poligon, ndërsa tre pjestarët e tjerë, dy djemtë dhe bashkëshortja e Pëllumbit kanë refuzuar që të qëllojnë.

Dyshimet e prokurorisë janë që të 4 dinë të qëllojnë, por djemtë dhe bashkëshortja e refuzuan testimin në qitje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy