Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";