Sali Berisha, i cili në Kuvendin e sotëm do të kërkojë votëbesimin e demokratëve, ka kërkuar reflektim në muajin e fundit të vitit 2023.

 

Sipas tij kjo ka qenë një dekadë ku kombi humbi shpresën, votën e lirë dhe 1/3 e gjakut të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Berisha tha se shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin.

 

Berisha: Sot Kombi ynë vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhem në këtë vend,. Është një komb që lëngon sepse trupi i tij është i kapluar nga droga dhe krimi, është një komb që dergjet në varfëri dhe skamje sepse është më i plaçkituri. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë. Kombi ynë është një komb në vdekje, gjë që as në komunizëm nuk ndodhi. Demoni Edi Rama kërkon të mbajë pushtetin me forcë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Berisha gjatë fjalës së tij tha se sot jemi në kushtet e një diktature të re, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike pushtetet ndodhen në duart e një njeriu.

 

Berisha: Ky njeri ushtron pushtetin jo me ligj por me banda, me droge. Fuqia e krimit shndërrohet në vote, kurse vota shndërrohet në krim për të shkatërruar opozitën. Shndërrohen në frikë dhe tmerr dhe këto të fundit, njëlloj si në ditkaturën ideologjike shndërrohen në votë. Në këtë dekadë demokracia u shkatërrua. Zgjedhjet e fundit të lira kanë qenë në vitin 2013./vizionplus.tv/ 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";