Nis punimet Kuvendi i demokratëve, Berisha kërkon votëbesimin, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis punimet Kuvendi i demokratëve, Berisha kërkon votëbesimin, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin

 

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i demokratëve, ku Sali Berisha do të kërkojë votëbesimin pas humbjes në zgjedhejt vendore të 14 majit 2023.

 

Siç e parashikon Statuti, Berisha duhet të votëbesohet pas humbjes, megjithatë nuk pritet të ketë surpriza dhe ish-kryeminsitri do të vazhdojë të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale në vitin 2025.

Advertisement

 

Kuvendi nisi me Himnin Kombëtar, ndërsa Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo propozi në emër të kryesisë ngritjen e Komisionit të drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar.

Advertisement

 

Komisioni përbëhet nga kryetari Luçiano Boçi dhe anëtarët Lindita Metaliaj, Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti.

Gjithashtu Garo propozi edhe ngritjen e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Kryetar i Komisionit është Ledio Nuraj, ndërsa anëtarë të komisionit janë Adriana kalaja dhe Franc Nuri.

Advertisement

Në agjendën e Kuvendit të sotëm do të jenë edhe disa pika që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme në parti si dhe të ardhmen e PD-së.

Në Kuvendin e sotmë mungon Gazment Bardhi dhe 15 deputetët që e mbështesin. Edhe pse Berisha ka bërë një hap pas dhee ka njohur Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar, ky i fundiu nuk e ka njohur Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Advertisement

Boçi bëri me dije se në këtë Kuvend do të paraqiten tre propozime të rëndësishme.

-propozimi për një ndryshim statutor

-prezantimi për miratim të një projekt-rezolute nga nënkryetari i partisë, Oerd Bylykbashi i cili do të përmabjë qëndrimin politik të Kuvendit

-votëbesimi i Sali Berishës.

Advertisement

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy