Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët janë kapur duke lëvizur me armë me vete.

 

Në kuadër të operacionit “Selita”, forcat Shqiponja arrestuan shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç, të cilët kishin në automjetin me të cilin udhëtonin armë pa leje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky operacion erdhi pas denoncimit që blutë morën në rrugë operative nga qytetarët.

 

Tiranë

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.   

 

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me 2 armë zjarri pistoleta, në automjet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.      

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.

 

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.