Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi se në mbledhjen e qeverisë u vendos që t’i kërkohet Komitetit të Ekspertëve për të rishikuar detyrimin e sistemit të green pass-it.

 

Me qëllim që vizitorëve të huaj mos t’iu pengohet hyrja në Shqipëri, Kumbaro ka kërkuar që ky detyrim të hiqet nga maji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rishikim i sistemit të green pass apo detyrimit për të treguar në kufi vaksinimin, kërkesë që u diskutua gjatë mbledhjes e presim që komiteti ta marrë në konsideratë për të parë mundësinë në përputhje me shifrat që duke nisur nga maji ta heqim këtë detyrim që të oksigjenojë hyrjen e vizitorëve të huaj në Shqipëri”.

 

Po ashtu, ministrja njoftoi se qeveria ka vendosur të liberalizojë sistemin e vizave turistike me 8 vende, për të mbështetur turizmin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vijim të masave mbështetëse për sektorin e turizmit që ka qenë i prekur nga krizat, qeveria ka rinjohur një vendim apo një praktikë që është marrë dhe vitin e kaluar për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende që do e përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turisitke por dhe lejohet aplikimi online.Kështu i përgjigjemi dhe një kërkese që ka qenë insistuese nga operatorët turistikë dhe bizneset hoteliere kudo se janë klientë potenciale që vijojnë turet e tyre në Shqipëri nga 1 majji, për një kategori dhe që neser e deri në 31 dhjetor të këtij viti që kane qenë një numër i konsiderueshëm turistësh si nga India, Arabia Saudite dhe Katari e kështu me radhë”, tha ministrja Kumbaro.