Kreu i “Foltores”, Sali Berisha paraljmëroi një tjetër projektligj që sipas tij ka në thelb ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Berisha gjatë mbledhjes me deputetët e tij deklaroi se ligji i parashikimit do të jetë nisma e tij e radhës.

 

Sipas tij ky ligj është një amnisti për zyrtarët e lartë që zhbën efektin e heqjen së imunitetit para drejtësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit.

 

Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë.

 

Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se të gjitha nismat e tij ligjore do të realizohen ndonëse akuzoi qeverinë se  në bashkëpunim me grupin e “Alibeajt” kanë refuzuar shqyrtimin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";