Zyrtarët e korruptuar/ Bylykbashi propozon ndryshime në Kodin Penal: Drejtësia s’do mund t’i justifikojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtarët e korruptuar/ Bylykbashi propozon ndryshime në Kodin Penal: Drejtësia s’do mund t’i justifikojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka propozuar përforcim të ligjit për krimin e organizuar dhe funksionarëve të shtetit.

 

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi propozoi shtimin e një fjalie në ligj, ku përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

 

Advertisement

“Ne propozojmë një ndryshim në kodin penal të Shqipërisë, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar një dispozitë, pra një fjali, ku ne sugjerojmë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrit, kryetarit të kuvendit, kryetarit bashkisë Tiranë, drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurime publike dhe koncensionet, si edhe ish-funksionarët e sipër përmendur.

 

Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri më datë 31 dhjetor 2037. Në mënyrë të qartë propozimi ynë targeton pikërisht ata mbajtës pushteti që nga ana tjetër kontrollojnë, menaxhojnë dhe shpërdorojnë nëpërmjet korrupsionit paratë dhe të mirat publike të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Bylybashi argumentoi propozimin e tij duke thënë se korrupsioni nga zyrtarët publik është një problem shqetësues në vend, element i cili pasqyrohet dhe në raportet e ndërkombëtarëve.

 

“Se cili është niveli i korrupsionit në Shqipëri, mjafton të lexoni raportin e DASH. Po ju citoj një nga më të fundit, i cili thotë: Ndërsa porkurorët bëjnë përparime të rëndësishme në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët. Pra, problem kryesor është korrupsioni qeveritar”, tha ai.

 

Advertisement

Sipas tij, ky ndryshim do të evitonte përdorjen e ligjit si mburojë nga zyrtarët e korruptuar.

 

“Është e papranueshme për opinionin publik, edhe në kuadër të asaj që duhet të ishte barazia e të gjithë shtetasve para ligjit, që zyrtarët me imunitet faktik politik ekzekutiv, të jenë të mbrojtur nga kjo mënyrë e funksionimit të gjyqesorit, duke arritur më pas të çlirohen nga përgjegjësitë e tyre penale me procedurë, pra pa u hetuar dhe pa u shpallur të fajshëm, apo të pafajshëm, por thjesht sepse ka kaluar afati i ndjekjes penale për veprat e korrupsionit”, tha ai.

 

Advertisement

Bylykbashi shtoi gjithashtu se ky propozim do të shmangte justifikimin dhe pengesën e drejtësisë për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy