Rama porosi krerëve të policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar, zbardhi fatin e Ervis Martinajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama porosi krerëve të policisë:  Godisni zyrtarët e korruptuar, zbardhi fatin e Ervis Martinajt

“Asnjë zyrtar i shtetit që është i përfshirë në shpërdorim detyre dhe në afera korruptive të mos tolerohet, por të përballet me ligjin”.

 

Kjo ishte porosia kryesore që i është dhënë drejtuesve të policisë nga kryeministri Rama në darkën e mbrëmshme në vilën 30.

 

Advertisement

Porosia erdhi pas arrestimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë ditët e fundit.

 

Rama kërkoi angazhim maksimal edhe për situatën parazgjedhore. Ai vuri në dukje se nuk do të tolerohet asnjë efektiv i policisë i përfshirë në subjekte politike.

 

Advertisement

Sezoni turistik ishte një tjetër çështje e diskutuar, ku u nënvizua rëndësia e qetësisë dhe sigurisë sidomos në zonat bregdetare.

 

Në fund, Rama kërkoi edhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale e në veçanti të fatit të Ervis Martinajt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy