Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, t’i pranojë 11 mijë dozat e vaksinave të ofruara nga homologu i tij në Shqipëri, Edi Rama. Kjo me qëllimin që vaksinimi të bëhet sa më masiv.

Përmes një komunikate për media, FSSHK ka përshëndetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19. Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

FSSHK ka falenderuar 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Kosovës, pasi thotnë se thyen teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, deri më tani Kurti nuk ka ndërmarrë hapa konkrete ku mesa duket e sheh vaksinimin e qytetarëve të Kosovës si një proces me të cilin mund t’i japë kredite rivalit të tij politik në Shqipëri Edi Rama. (TemA)