“Uroj të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave”: Publikohet letra që Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Uroj të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave”: Publikohet letra që Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar ditën e sotme letrën e urimit që Kryeministri Rama i ka dërgura homologut të tij kosovar, Albin Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Siç shihet në letër Rama i ka uruar fitoren teksa shkruan se dëshiron që qeveria e re të shënojë zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Ndër të tjera ai shkruan se beson që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet në të gjitha fushat.

Letra

Advertisement

I nderuar Zoti Kurti

Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjitshme politike. 

Duke ju përcjellë këtë mesazh uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave translantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët. 

Advertisement

Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi, por jo për nga rëndësia shëndet e frymëzim në punën tuaj. 

Ju lutem ta panonin shprehejn e konsideratës sime të posaçme.

Letra

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy