Një aksident qe mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.

 

Automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.

 

Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të gjithë rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge.