Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Mjeti përfundon në humnerë, shpëtojnë mrekullisht nëna dhë fëmija

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Mjeti përfundon në humnerë, shpëtojnë mrekullisht nëna dhë fëmija

Një aksident i frikshëm është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

 

Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Spatës”.

 

Advertisement

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.

 

Mësohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në të bashkë me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lëndime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Advertisement

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy