Ministrja Ogerta Manastirliu është zhvendosur në spitalin e Traumës, ku janë duke marrë ndihmë mjekësore 5 të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Tiranë.

 

Mjeku i Traumës ka deklaruar se në spital ndodhen 5 persona që po marrin ndihmë mjekësore, me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën, ku 2 prej tyre ndodheshin në automjet dhe 3 prej tyre në autobus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Keni shpëtuar për mrekulli. Ka qenë vërtetë një atë e mirë”, dëgjohet t’u thotë ministrja të lënduarve.

 

Policia bën me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit Muhamet Kyçyku., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi Jurgen Rama, 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";