Spitali u përfshi nga zjarri, Manastirliu mbërrin te Covid 3

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitali u përfshi nga zjarri, Manastirliu mbërrin te Covid 3

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur pranë spitali Covid 3 pasi kati i parë i këtij spitali u përfshi nga flakët e zjarrit.

 

Ministrja ka mbërritur aty për të parë nga afër situatën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse.

 

Advertisement

“Janë të gjithë shëndoshë e mirë. Incidenti ka ndodhur jo në zonën e pavioneve, por në zonën e gjelbër ku janë shërbimet mbështetëse. Pra, nuk ka lidhje me pavionet Covd 1, Covid 2 dhe Covid 3. Të gjithë pacientët dhe stafi janë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Janë mbi 70 pacientë në spitalin Covid 3. Nuk janë prekur nga ky incident asnjë nga pavionet. Masat janë marrë në kohë sepse është vepruar me mjetet fikëse. Zjarrfikëset kanë ardhur dhe po bëjnë një investigim të shkaqeve”, u shpreh Manastirliu.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy