Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kreu një inspektim në qendrën verore në Ksamil.

 

Ajo tha se kjo qendër ofron edhe teste të shpejta, ndërsa përsëriti edhe një herë se gushti është muaji i hapur i vaksinimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Janë më shumë se 20.000 vizita të kryera në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 25% e këtyre vizitave janë shërbime të cilat i janë ofruar turistëve të huaj. Këto struktura jo vetëm kanë një rëndësi parësore në ofrimin e shërbimit, por gjithashtu shmangin fluksin në spitale. Testet e shpejta janë pjesë e gjithë shërbimeve që ofrohen në këtë qendër dhe në të 29 qendrat e tjera, në një linjë organizative me gjithë strukturat tona të epidemiologjisë në mënyrë që rastet të kapen hershëm, të izolohen dhe sigurisht të ndiqen nga mjekët e familjes për të marrë shërbimin në kohë. Ne jemi me programin tonë të vaksinimit derë më derë, në pikat e përqëndruara dhe në të gjithë pikat tona të njësive lëvizëse, për të mundësuar rritjen e mbulesës vaksinale në këto kohë të qarkullimit të variantit Delta, ku rëndësi parësore merr vaksinimi i të gjithë popullatës. Jemi në muajin gusht dhe tashmë vaksinimi +18 vjeç për gjithë këtë muaj, do të jetë në fokus të punës tone.”