Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në pesë institucione shëndetësore në vend, nga nesër, testimi për coronavirus do të kryhet teste të antigjenit. Testet do të kryhen në Qendrat Shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët e laboratorëve nga këto institucione u trajnuan në Shkup javën e kaluar dhe gjatë javës do të vazhdojnë trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin, në mënyrë që në kohën më të shkurtër të mundshme, testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve amë në të gjithë vendin.

“Test të shpejtë mund të caktoj vetëm mjeku amë dhe atë nëse pacienti i përmbush algoritmet gjegjësisht të ketë simptoma të virusit COVID-19, jo më shumë se pesë ditë. Algoritmi për teste të shpejta është nga Organizata Botërore e Shëndetit, ndërsa mjeku amë pasi të merret anamneza, pacienti vendos nëse do të testohet me teste PCR ose test antigjen-të shpejtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Javën e kaluar në QP Shkup, në gjashtë pikat në poliklinikat në Çair, Çeto, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Mlin Ballkan dhe Jane Sandanski, u kryen 1.138 teste, nga të cilat 398 ishin pozitiv./Telegrafi/

Advertisement

 

Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy