Dy mjetet lundurese janë përplasur në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara.

Dy mjetet lundruese Jet Ski, drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionpus.tv