Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut është një klauzolë se cila i garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë ekskluzive në A2 CNN se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.

“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai.

I pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri shqiptar në kabinetin e Zaev shtoi se statusi i shqiptarëve është transformuar rrënjësisht që me Marrëveshjen e Ohrit. “Sot kemi krerët e institucioneve shqiptarë, kryetari i parlamentit, unë si ministër i Jashtëm, ministri i Financave, i ambientit e shumë të tjera. Kemi krijuar një situatë bashkëudhëheqëse, shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.