Thaçi: Ideja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar është manipulim i rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, idenë e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar, e quajti manipulim të rëndë, duke theksuar se kryetari i BDI-së vepron kështu sepse është në pozicionin e “këndit të vdekur”.

“Manipulim i rëndë me emocionet e njerëzve me emocionet e shqiptarëve. Kishte 18 deputetë, ishte në pushtet për 10 vjet me Gruevskin dhe ne nuk kemi ide dhe kërkesa të tilla. Blerja hipokrite e pikëve politike për NATO-n dhe Marrëveshjen e Prespës, sepse nëse do të kishte përkufizime të qarta, atë do të kishin bërë në vitin 2003, 2008″.

“Mendoj se është e qartë për Ahmetin që ai ndodhet në “kënd të vdekur” dhe ai nuk mund të shpëtojë nga këtu as tani si 19 vjet më parë, u tha shqiptarëve se i kishte çliruar ata, dhe nga ky lirim me kusht kemi pasur disa qindra të vdekur, disa mijëra shtëpi të shkatërruara dhe miliarda euro dhe dollarë në dëm të ekonomisë. Edhe njëherë mendon se në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të mbledhë votat e shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi.

Për vite të tëra, PDSH ka pasur idenë për zëvendëskryeministër shqiptar, që sipas Thaçit është më i saktë etikisht, ligjërisht dhe politikisht në vend të propozimit të Ahmetit.

Advertisement

Ai konsideron se fituesi i zgjedhjeve do të krijojë Qeveri dhe se partitë politike të shqiptarëve që mund të kenë prej 13 deri në 20 deputetë, nuk do të jenë në gjendje të formojnë Qeveri./Telegrafi/

Thaçi: Ideja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar është manipulim i rëndë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy