Maqedonia e Veriut ka shpallur 3 ditë zie kombëtare pas ngjarjes tragjike ku 45 udhëtarë humbën jetën pasi autobusi i tyre u aksidentua dhe më pas u dogj.
Flamujt në Maqedoninë e Veriut janë ulur në gjysmështizë në nder të viktimave.
Autobusi u aksidentua në një autostradë në Bullgari. Viktimat ishin turistë të cilët po ktheheshin nga Stambolli.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha më herët gjatë një lidhje live me Klan News se mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5-vjeçare.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Tragjedisë kanë mundur që t’i shpëtojnë vetëm 7 persona. Sipas ministrit, ata ndodheshin në fundin e autobusit, dhe kanë pasur kohë që të thyejnë xhamat pasi kanë shpërthyer flakët që u morën jetën 45 të tjerëve./