Maqedonia e Veriut shpall “non grata” një diplomat rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut shpall “non grata” një diplomat rus

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e bërë nga ministria, thuhet se diplomati rus është shpallur si person i padëshiruar “në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.

“Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftim.

Ministria nuk e ka bërë të ditur shkakun e këtij vendimi.

Advertisement

Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2018 kishte vendosur të dëbojë një diplomat rus, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar dhe me partnerët e vendit në NATO dhe BE, të cilët po ashtu dëbuan diplomatë rusë nga vendet e tyre, pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, në Salisbury të Anglisë, vepër për të cilën Londra akuzoi Rusinë duke pretenduar se është përdorur helmi nervor Novichok, të cilat forcat sovjetike e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy