Maqedonia e Veriut shpalli një zyrtar të Ambasadës ruse në Shkup si ‘non grata’. Lajmi është pohuar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një konferencë për shtyp.

“Ministria e Punëve të Jashtme, brenda kompetencave të saj, po merr të gjitha masat dhe vperimet e duhura sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur rolin dhe përgjegjësinë e vendit si anëtar i aleancës së NATO -s ”, tha Osmani.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, diplomati është një zëvendës atashe ushtarak rus, i cili u dëbua pas veprimtarive diplomatike ‘të papërshtatshme’.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, thuhet se tha se Moska së shpejti do t’i përgjigjet vendimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut në fillim të këtij viti dëboi një tjetër diplomat rus për helmimin e Sergei Skrıpal dhe vajzës së tij Julia Skripal në Mbretërinë e Bashkuar në 2018.

Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu raportoi më 10 qershor se një diplomat që punonte në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë u shpall ‘persona non grata’.