Rrëfehet 40-vjeçari shqiptar që masakroi me thikë gruan e tij 31 vjeçe, nënë e një fëmije 8 vjeç. Nga dëshmia e dhënë në polici, del në dritë se krimi i rëndë ndodhi teksa gruaja ndodhej në gjumë. Më pas ajo është zgjuar dhe janë përleshur me njëri-tjetrin.

 

“Ajo ishte duke fjetur në shpi dhe unë nxitova mbi të. Unë e godita me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së rezistuari dhe të bërtiste, unë u ngrita nga lart”, tregoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autori i vrasjes ka zbuluar edhe se 31-vjeçarja mbyllej shpesh në dhomat e shtëpisë sepse kishte frikë prej tij. Sipas tij, motiv për krimin e rëndë është tradhtia.