Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari masakron me thikë bashkëshorten pasi i kërkoi divorcin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari masakron me thikë bashkëshorten pasi i kërkoi divorcin

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 47-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 11.30 në Vounara, Lalisou në ishullin Rodos.

Sipas policisë, 36-vjeçarja dje gjatë zënies kërkoi divorcin, ndërsa burri i saj 47 –vjeçar e ka goditur me thikë.Kanë qenë fqinjët e familjes shqiptare ata që kanë njoftuar policinë, pas zhurmave që vinin nga shtëpia ngjitur, ndërsa i erdhën në ndihmë 36-vjeçares.

Sipas policisë, 47-vjeçari shqiptar, me shtetësi greke ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 36-vjeçare, në prani të fëmijëve të mitur.

Gruaja është transportuar në spitalin e Rodhos me plagë të shumta në qafë, barkë e duar, shkaktuar nga mjet i mprehtë.

Advertisement

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka qenë shpëtimtare për 36-vjeçaren, që është jashtë rrezikut.

47-vjeçari është i njohur në polici për shkelje të vazhdueshme ligjore. Ndërkohë që shqiptari pritet që të dalë nesër në Prokurorinë e Rodhos.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy