Sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

 

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në Facebook, ka shkruar se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europian dhe se deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian #Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.