Një ditë pasi operatorët e transportit publik paralajmëruan bllokim të shërbimit në datën 1 mars nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për të përballuar çmimin e lartë të naftës, ministrja e Financave la të hapur mundësinë për gjendjen e një skemë mbështetëse.

 

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Delina Ibrahimaj tha se në ditët në vijim do të ketë tryeza dialogu me përfaqësues të shoqatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë mbi efektet që këto sektorë kanë nga rritja e çmimeve. Patjetër që do të kemi tryeza konsultative me sektorin përkatës, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre, mbase dhe për të marrë një vendimmarrje. Sektori i transportit ka qenë i goditur fort nga pandemia. Ministria e Financave ka mbajtur një qëndrim mbështetës, e ka stimuluar sektorin, duke e nxitur në mënyrë që të mos vuajë pasojat e krizave. Ne presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në kohën kur një litër naftë në tregun me pakicë, ka arritur në  rreth 200 lekë për litër, niveli më i lartë i tregtuar ndonjëherë, koncesionari i kontrollit të pompave të karburantit ka bërë kërkesë për të dyfishuar rritur tarifën.

 

Ministrja e Financave pranoi se po shqyrtohet kjo kërkesë edhe pse një miratim i i mundshëm i saj do të sillte një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Aktualisht shoqëritë e hidrokarbureve paguajnë për kolaudimin e një pompe, 14 mijë lekë në vit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Koncesionari i kontrollit të pompave të naftës ka bërë një kërkesë për rishikim të tarifave. Ne kemi ngritur një grup pune për të vlerësuar nëse ka baza, nuk kemi ende një rezultat.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Qeveria pret që në 6-mujorin e dytë të vitit të ketë një qetësim të tregjeve dhe çmimeve, përfshirë edhe atë të karburanteve, ku pritshmëritë janë për një tendencë rënëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MBESHTETJE PER TRANSPORTIN RBAN ?

 

MINISTRIA E FINANCAVE: DIALOG ME SHOQATEN PER TE GJETUR ZGJIDHJE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";