Mbështetje për krijuesit e rinj/ Ministria e Kulturës shpall fondin “Cesk Zadeja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbështetje për krijuesit e rinj/ Ministria e Kulturës shpall fondin “Cesk Zadeja”

Universiteti i Arteve shënon 60-vjetorin e krijimit të tij. Në kuadër të këtij përvjetori ministrja Elva Margariti ka shpallur Fondin e Krijimtarisë për të Rinjtë në muzikë. Një nismë synon nxitjen dhe mbështetjen e krijimtarisë së studentëve.

 

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Jam sot për të ndarë me ju lajmin që ministria e kulturës do të mbështesë një tjetër fond krijimtarie. Kësaj radhe fondin e krijimtarisë për muzikë. Do të jetë pikërisht fondi “Çesk Zadeja”. Ashtu siç kemi bërë për fondin e letërsisë edhe ashtu siç vazhdojmë edhe gjejmë mënyrat tona të mbështetur të rinjtë. Ky ishte ndoshta një fond i munguar, një fond i cili i bashkohet mbështetjeve në vazhdim të këtij universiteti.”

 

Advertisement

Pas dy viteve të vështira për shkak të pandemisë, ministrja e ka vënë theksin në promovimin e vlerave kulturore nga çdo i ri.

 

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Do mbështetim më tepër artizanat, do mbështesim më tepër promovimin e artit dhe kulturës nëpërmjet teknologjisë dhe kjo është një thirrje e mirë edhe për të rinj. Edhe për ata të rinj që nuk janë artistë, që nuk janë studentë të kësaj shkollë, por që i bashkohen sektorit të artit dhe kulturës.”

 

Advertisement

Ky fond, vjen dhe si nderim ndaj muzikantit të njohur Çesk Zadeja dhe do të kthehet në një traditë të përvitshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy