Helmimi i banorëve në Krujë ka marrë përmasa të mëdha.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në 48 orët e fundit në spitalin e këtij qyteti janë paraqitur më shumë se 300 persona me shenja helmimi.

Pjesa dërrmuese kanë pasur të njëjtat simptoma, të vjella, dhimbje koke, diarre dhe dhimbje barku.

Dyshimet më të forta janë që helmimi të ketë ardhur nga uji i pijshëm që rrjedh në rubinatet e qytetareve në Krujë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kruja ka dy depozita uji dhe mendohet se uji i pijshëm të jetë përzier me kanalizimet e ujërave të zeza duke sjell këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja po hetohet ndërsa ISHP po analizon ujin e rrjetit për të verifikuar dyshimet.