Helmimi masiv i dasmorëve, pranga pronarit të restorantit dhe kuzhinierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helmimi masiv i dasmorëve, pranga pronarit të restorantit dhe kuzhinierit

Helmimi i disa dasmoreve në një lokal në Durrës, ka cuar në arrestimin e pronarit të restorantit bashkë me kuzhinierin.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit.

Advertisement

 

Zyrtarisht policia flet për 5 persona të helmuar, mirëpo burime për Vizion Plus bëjnë me dije se janë të paktën 20 dasmorë që shfaqen shenja helmimi nga ushqimi që kanë konsumuar në dasëm.

 

Disa orej të helmuarve janë mjekuar në spital por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy