Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, por deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.

Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është pa vend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së komisionit, të ecim para.

Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Naço: Nuk keni vetëm ju te drejtë të miratoni rendin e ditës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";